Pas rasteve të konfirmuara me COVID-19 në Bashkinë Malësi e Madhe, ku tre punonjës kanë rezultuar poztiv epidemiologu Riza Curri në Malësinë e Madhe ka treguar se po bëhet hetimi epidemiologjik për gjurmimin e personave të prekur me COVID-19.

Deri më tani nuk ka patur mungesë tamponësh , por në kushtet e epidemisë testi bëhet vetëm kur ka rast të dyshuar thotë epidemiologu Curri.

Ndërkohë epidemiologu bën të ditur se po vijon monitorimi i të gjitha rasteve aktive per sa i përket zbatimit të vetëkarantinimit.

Epidemiolgu në Malësinë e Madhe i këshillon qytetarët që të zbatojnë protokollin e vendosur ndaj Covid-19, në mënyrë që të parandalohet përhapja e mëtejshme e pandemisë.

Në Malësinë e Madhe pritet të dalin edhe përgjigjet e tamponëve të marrë sëfundmi për të kuptuar më shumë në lidhje me situatën e krijuar nga pandemia në Malësinë e Madhe.