Udhëzimet e fundit që janë miratuar nga Ministria e Arsimit , për disa nga ndryshimet më të reja mbi zhvillimin e maturës shtetërore 2016 për mbarëvajtjen e lëndeve të detyruara

, në lënden e gjuhës shqipe, letërsisë , matematikës, gjuhës së huaj, provimit me zgjedhje, si dhe plotësimin e formularëve përkatës. Ditën e sotme është prononcuar për Star Plus Tv, përgjegjësi i informacionit të statistikës pranë zyrës së arsimit Malësi e Madhe Ilir Hoxha. Aktualisht në Bashkinë e Malësi e Madhe, operojnë 7 shkolla të mesme, nga këto, 3 gjimnaze , 4 të bashkuara, dhe një gjimnaz jopublik. Numri i maturantëve për vitin 2016 në shkollat publike, aktualisht është 339 maturant dhe 17 maturant nga shkolla “Zani i Shkodrës”.

Artikulli paraprakNËNA E DY JETIMËVE: NUK MARR AS NDIHMË EKONOMIKE
Artikulli tjetërSamsung Galaxy Note 6 e veçanta e tij