Me 23 vota pro dhe 6 kundër këshilli i bashkisë Malësi e Madhe ka miratuar buxhetin për 2019-ën si dhe projekt buxhetin afat mesëm 2019-2021.

Fillimisht këshilltarët e PD që përbëjnë edhe opozitën në këshillin bashkiak të Malësisë së Madhe u shprehën se disa prioritete nuk janë përfshirë në buxhetin e bashkisë.

Nga ana e bashkisë Malësi e Madhe buxheti që u miratua cilësohet si gjithëpërfshirës për të gjitha zonat atje.

Në mbledhjen e këshillit bashkiak u miratuan edhe disa pika të tjera të rendit të ditës si ndihma ekonomike, bursat për studentët dhe në fund buxheti i 2019-ës.