Kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj menjëherë pasi 3 punonjës të kësaj bashkie rezultuan pozitiv me COVID-19 ka marrë masa duke mbyllur bashkinë deri të hënen për të dezinfektuar të gjitha mjediset. Kryebashkiaku Marinaj thotë se në rast se rastet brenda bashkisë do të shtohen të infektuar me COVID-19 atëherë shërbimet për qytetarët mund të jepen online

Nëntë tamponët e marrë nga punonjësit e bashkisë Malësi e Madhe janë kryesisht tek Zyra me Një Ndalesë. Kryebashkiaku Marinaj thotë se lëvizja është e lirë dhe është e pamundur për të gjurmuar se si mund të jenë prekur punonjësit.

Pavarësisht masave të bashkisë Malësi e Madhe dhe ndërgjegjësimit apo edhe institucioneve të tjera, shumë qytetarë atje shprehet kryetari i bashkisë atje nuk i respektojnë masat e sigurisë ndah COVID-19.

Deri më tani bashkia Malësi e Madhe ishte ndër më të pastrat duke mos patur asnjë rast por tashmë ditët e fundit janë shtuar me 9 të prekur në total mes të cilëve edhe një viktimë.