Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka nisur një riorganizim të strukturave të saj ndërsa takimi i radhës i ish-deputetit Agron Çela, njëkohësh anëtar i kryesisë së LSI-së u zhvillua në Malësinë e Madhe.

Çela foli për nismën që po ndërmerr LSI “Shqipëria, shtëpia juaj” ndërsa u shpreh se nuk paragjykon ata që janë të punësuar dhe s’mund të shkojnë në takimet LSI për shkak se rrezikojnë vendin e punës.

Koordinatori i LSI Shkodër Edmond Ndou tha se ky takim në Malësinë e Madhe vjen edhe në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar nga opozita e bashkuar.

Pas këtij takimi koordinator i LSI në Malësinë e Madhe u zgjodh Fatmir Shpellzaj ndërsa në vijim kjo forcë politike do të ketë takime të tjera që do të zhvillohen.