Shërbimi I zjarrëfikses në Malësinë e Madhe është pajisur me disa materiale të reja të reja si uniforma, mjete oksigjeni, fikëse zjarri dhe mjete ndihmëse të cilat do tu lehtësojnë punën për menaxhimin e situatave emergjente. Drejtori i repartit të zjarrëfikës Besnik Hasaj, ka falenderuar kontributin e dhënë nga shoqata VISS-ALBANIA, për dhurimin e mjeteteve të cilat i kishin shumë të nevojshme.

Anna Carboni koordinatore e shoqatës VISS-ALBANIA ka treguar më shumë mbi këtë nisëm që kanë ndërmarrë për ti ardhur në ndihmë repartit të zjarrëfikës në Malsinë e Madhe.
Materialet e reja të dhuruara ndihmojnë në përmirsimin e kushteve në repartin zjarrëfikës në Malësine e Madhe, për të përballuar me sukses rastet e zjarrit.