Furnizimi me ujë të pijshëm mbetet në nga problematikat kryesore të qarkut shkodër. Së fundmi për shumë fshatra mungesa e tij është kthyer në një shqetsim serioz.

Ndërkohë thuajse e njëjta problematike vijon të jetë prezente dhe në rrethin e Malësisë së Madhe. Pavarësisht investimeve të shumta ne rrjetin e ujesjellësit shum familje vuajnë mungeësë e ujit të pijshëm.

Lidhur me kete ceshtje foli dhe vet titullari i Ujësjelles Kanalizime per Malesine e Madhe Ndoc Prela teksa pranoi problematikat, nga ku shume zona ne njesite administrative nuk kane uje dhe jeta e banoreve eshte veshtiresuar se tepermi pa ofrimin e ketij sherbimi baze dhe te domosdoshem.

Drejtori Prela theksoi nevojën e një fondi madhor pasi bashkia e malësisë së madhe me aq fonde sa dizponon, ka kryer mjaft ndërhyrje.

Në këto kushte thatësire Ndoc Prela bën thirrje që qytetarët të jenë më të kujdeshmën në shpërdorimin e ujit të pijshëm.

Ne fund ai tha qe eshte ne pritje te fondeve per zgjidhje konkrete te problemeve.Në këto momente po ndërhyhet në Tamarë ndërsa shumë shpejt pritet të ketë ndërhyrje dhe në zona të tjera .