Ky helikopter shkoi deri në fshatin Zagor të bashkisë Malësi e Madhe për të shpëtuar një grua të sëmurë e cila ndodhej e izoluar si shkak i borës dhe ngricave në fshatin e saj.

Helikopteri pasi mbërritur në fshatin Zagor mori 58 vjeçaren Behije Vucaj duke e sjellë atë deri tek stadiumi “Loro Boriçi” dhe nga aty shtetasja e sëmurë u vendos në një ambulancë për t’u transportuar më pas menjëherë drejt spitalit rajonal të Shkodrës.

Sapo ka mbërritur në spital menjëherë grupi i mjekëve i ka dhënë ndihmën e parë shtetases Behije Vucaj. Sipas burimeve spitalore 58 vjeçarja që u transportua me helikopter tashmë është jashtë rrezikut për jetën dhe në gjendje më të mirë shëndetësore.

Ky nuk është rasti i parë që për emergjenca shëndetësore nga fshatrat e qarkut Shkodër persona të ndryshëm transportohen me helikopter si e vetmja mundësi duke qenë se rrugët në zonat e tyre janë ende të bllokuara nga bora dhe ngricat.

Artikulli paraprakBASHKIA SHKODËR: PËRMIRËSOHET SITUATA NGA BORA
Artikulli tjetërPas apelit ne Star Plus për ndihme ,mbërrin helikopteri per te marre mësuesit e bllokuar ne Dukagjin