Mbledhja e keshillit Bashkiak te Malesise se Madhe e zhvilluar kete te merkure u shoqerua me mungese te keshilltareve te majte ku nga 31 qe jane ne total vetem 16 prej tyre ishin prezent.

Ky veprim nuk u prit mire nga ana e keshilltareve te djathte te cilet e kane quajtur te papranueshem.

Me tej keshilltari Veshtaj vuri ne dukje dhe mungesen e raportit te KLSH qe duhej te ishte prezent ne kete mbledhje, si dhe mungesen e analizes gjashte mujore financiare te te ardhurave dhe shpenzimeve te Bashkise Malesi e Madhe .

Pavaresisht kesaj mbledhja vazhdoi, keshtu u diskutuan pikat e rendit te dites si miratimi I ndihmës ekonomike dhe paaftësisë për muajin tetor 2018 .

Gjatë diskutimeve këshilltarja e djathtë Mimosa Rexhvelaj shprehi shqetsimet për mos përfshirjen e familjeve në nevoje në skemën e ndihmës ekonomike.

Ndër pikat e rendit të kësaj dite ishte dhe miratimi I 6% të familjeve në nevojë për muajin shtator , vendosja e emrit të rugës “Xhevahir Kurtaj” në fshatin Aliaj në njësinë administrative Kastrat më emrin aktual “Rruga e Xhamisë”,

si dhe zëvendësimin e vakancës për këshilltarët Erjon Zekaj nga Gazmir Zekaj. Pas diskutimeve të shumta të gjitha pikat u miratuan.