Burgu i Reçit në Malësinë e Madhe ka pritur disa miq të veçantë. Disa libra janë dhuruar nga Instituti i Krimeve të Komunizmit në bashkëpunim me gazetarin Norel Zaimi dhe bashkinë Malësi e Madhe.

Këto libra iu dhuruan bibliotekës së burgut të Reçit dhe që do të jenë në dispozicion të burgosurve për t’i lexuar

Biblioteka në burgun e Reçit i inagurua nga drejtori i bibliotekës së Shkodrës Gjovalin Çuni.

Rruga e Reçit në Malësinë e Madhe e cila të çon drejt burgut vazhdon të jetë një shqetësim dhe segment që cënon sigurinë në momentin kur transportohen të burgosurit.

Për rrugën e Reçit nënkryetarja e bashkisë Malësi e Madhe Nertila Bajrami tha se po punohet për një projekt për ta rikonstruktuar

Aktiviteti në burgun e Reçit u mbyll me një aktivitet artisiko-kulturor me praninë e mjeshtrit të lahutës Jonuz Delaj dhe humoristëve shkodran Drande Xhai, Muhamet Çekini dhe Anton Krosaj.

Artikulli paraprakSHKODËR, ZJARR NË KATIN E DYTË TË NJË DYQANI
Artikulli tjetërSHKODËR, “28 NËNTORI” E ZHGËNJYER PËR ÇMIMIN E TEATRIT