Ndihma ekonomike është kthyer në një çështje në mbledhjen e këshillit bashkiak të Malësisë së Madhe. Këshilltarët e opozitës akuzojnë se familje që janë me PD janë përjashtuar politikisht nga skema e ndihmës ekonomike

duke e cilësuar diçka absurde ndërsa vazhdojnë akuzat se listat e ndihmës ekonomike janë fryrë këto muajt e fundit për t’u shfrytëzuar për fushatën elektorale të këtij viti.

Administrata e bashkisë Malësi e Madhe pretendon se familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike atje nuk kanë një dallim politik apo dallime të tjera dhe se në çdo rast janë zbatuar kriteret ligjore.

Akuzat për bashkinë Malësi e Madhe për një padrejtësi në dhënien e ndihmës ekonomike apo edhe për fryrje fiktive të listave vetëm për t’u

përdorur në fushatën elektorale kanë qenë edhe më përpara nga anëtarë të këshillit bashkiak të Malësisë së Madhe por deri më tani në ato lista asgjë nuk ndryshuar pavarësisht kërkesave për verifikime.

Artikulli paraprakM.MADHE, KËSHILLTARËT: PRIORITETET S’JANË NË BUXHET
Artikulli tjetërSHKODËR, RRADHË PËR KARTAT E IDENTITETIT