Kryetari i Partisë Demokratike të Malësisë së Madhe Anton Kokaj është një nga ata që u shoqërua në polici në Tiranë pas protestës së opozitës bashkë me 4 persona të tjerë. Këtë shoqërim që arrin deri tek kryetarët e partive Kokaj e quan një turp të madh ndërsa akuzon qeverinë për lidhjet me krimin

Kryedemokrati në Malësinë e Madhe akuzon kryetarin e bashkisë atje Tonin Marinaj dhe deputetin Paulin Sterkaj se kanë shkatërruar gjithçka duke detyruar malësorët të largohen dhe duke i vënë në bashki. Madje sipas Kokaj, bashkia Malësi e Madhe de facto drejtohet nga nipi i deputetit Paulin Sterkaj.

Demokratët në Malësinë e Madhe sipas kreut të kësaj force politike atje do të vijojnë të mbështesin protestat që zhvillon opozita e bashkuar ndërsa janë të sigurtë përfundoi Kokaj në fitoren e PD në Malësinë e Madhe kurdo që do të zhvillohen zgjedhjet.

Artikulli paraprakSHKODËR,FORCAT E XHENIOS ASGJESOJNË PREDHA ANTI-TANK
Artikulli tjetërBASHKIA LEZHË, DEPUTETI NDREU FLET PËR KANDIDIMIN E TIJ