Portali informativ neWsboom ka publikuar sot një vido denoncuese të një punonjësi policie në Malësi të Mdhe duke kryer veprime të turpshme me nëj vajzë të mitur

Sipas denoncimit një zyrtar lokal i policisë në Malësinë e Madhe ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur 15-vjeçe. Zyrtari i policisë është Berhan Bajrakurti me detyrë specialist i policimit ne komunitet në Gruemirë, Komisariati Policisë Malësi e Madhe.

Kanë qenë familjarët, që denoncuan rastin pasi kanë parë videot në telefonin e vajzës, që inspektori i policisë i kishte dërguar duke e ngacmuar seksualisht.

Ne video Bajrakurti duket te beje hapur veprime te renda seksuale. Familjaret kane treguar se ata dhe e mitura jane perndjekur dhe kercenuar nga polici.

Ata kanë shkuar në komisariatin e policisë ku denoncojnë se nuk janë pritur nga askush, ndërsa Bajrakurti i ka kërcënuar, më pas e denoncuan rastin në media.

Nuk eshte hera e pare qe qytetare te gjendur ne veshtiresi nuk priten nga organet kompetente dhe detyrohen t’i drejtohen medias per te gjetur zgjidhje te problemeve te renda qe i kercenojne dhe jeten.

Pas denoncimit të rastit, policia ka arrestuar efektivin e policisë Berhan Bajrakurti. Kjo është një tjetër ngjarje e rëndë që regjistrohet në pak kohë, pasi pak javë më parë u zbulua rasti i Kavajës.