Shoqata “Familja e Madhe” me qender në Shkoder , në kuadër të festave të 7 dhe 8 Marsit është gjendur pranë familjeve në varfëri ekstreme. Kësaj here ishin përzgjedhur 5 familje ku secila përfitoi sasi të konsiderueshme me ushqime baze.

Nismës iu bashkua edhe Qeveria e Nxenesve të shkollës 9-vjecare Pashko Vasa të cilët në koordinim me shoqatën Familja e Madhe gjetën një mënyrë të vecantë për të uruar 8-Marsin duke dhuruar ushqime të konsiderueshme për këto familje.

Ardiana Trumshi Përfaqësuese e kësaj shoqate njëherësh mësuese në shkollën 9-vjecare Pashko Vasa tregoi se kjo nisëm e realizuar edhe me praninë e nxënësve ka për synim që këta të fundit të njihen me problemet sociale dhe me një realitet ndryshe dhe kjo gjë i bën ata sa më human në të ardhmen

Në një situatë të vështirë ekonomike, siç janë shumë familje në nevojë, një pako ushqimore është mese e mjaftueshme për këto familje.Pakot me ushqimet bazë të dhuruara nga kjo shoqatë i përfituan familjet Zefi, Lulashi, Meniku , Qarrica dhe Shkami.