“Mafia shqiptare” në Parlamentin e landit gjerman

Me kërkesë të 6 deputetëve të grupit parlamentar të Partisë AFD (parti e djathë), u zhvillua një takim i veçantë i Parlamentit të Brondenburgut. Shkaku: Një grup biznesmenësh me origjinë shqiptare me truproja të armatosur që kishin hyrë në ambientet e Parlamentit. Rasti ka shkaktuar bujë në vend. “Dy javë më parë, pesë vizitor të çuditshëm erdhën në Parlament”, tha stafi i Parlamentit cituar nga gazeta gjerman Bild. “Burrat ishin shpatullgjerë, me të cilët nuk do të dëshiroje të përballeshe në errësirë”, tha buri. Burrat e frikshëm u udhëhoqën nga zv/shefi ekzekutiv Andreas Kalbitz, dhe drejtori menaxhues Birgit Bessin. Njëri prej mysafirëve të çuditshëm kishte një këllëf pistolete në brez çka shkaktoi tronditje tek administrata, raportoi një punonjës i Parlamentit. Zëdhënësi Mark Weber, theksoi se kur ishte kërkuar për të parë grupin, ata ishin zhdukur prej andej. “Armët janë të ndaluara në Parlament”, theksoi ai. “Këta ishin sipërmarrës nga industria hotelerike dhe kateringut me rrënjë shqiptare. Ne e kemi problem për të gjetur lokale për aktivitetet tona”, tha ai. Shqiptarët jetojnë në Berlin dhe në Babelsberg, e madje kanë edhe truproja. “Cili sipërmarrës ka nevojë për truprojë në Gjermani”, pyet deputeti Franz-Josef Wiese. “Ne nuk mund të ftojmë në Parlament mafien shqiptare”, tha ai plot indinjatë. Ndërsa shefi i AFD-së, Alexander Gauland tha me zemërim: Unë dua të di se kush ishin këto karaktere!”. Mbledhja përfundoi pa ndonjë rezultat për shkak se Kalbitz ishte i “sëmurë” dhe për pasojë nuk mori pjesë

Artikulli paraprakPILOTI NDRYSHON MENDJE.AVOKATI I GUIDIT:ISHTE TURIST
Artikulli tjetërSHBA,NISHANI TAKON ISH PRESIDENTIN CLINTON