KËSHILLI I KOMUNËS KASTRAT I KA AKORDUAR TITULLIN E LARTË PROFESORIT TË UNIVERSITETIT TË SHKODRËS Këshilli i Komunës Kastrat ka organizuar ceremoninë e dorëzimit të titullit Qytetar Nderi Prof. dr. Mahir Hotit.

Përpara të pranishëmve profesor Mahiri ka theksuar se ndihet i emocionuar si dhe i vlerësuar për këtë titull. Më pas kanë qenë të afërmit dhe kolegët e tij të cilët kanë evidentuar veçoritë e profesor Mahirit. Në emër të kolegëve dekani i Fakultetit të Juridikut profesor Gasper Kokaj i ka bërë thirrje drejtuesve të ardhshëm të bashkisë së Malësisë së Madhe që ti mbajnë afër gjithmonë figurat si profesor Mahir Hoti. Më pas të pranishmit kanë falenderuar profesor Mahirin per kontributin akademik ndër vite per trevën e Malësisë së Madhe.

Artikulli paraprak“LORO BORICI” NE DITEN E KATERT TE PUNIMEVE
Artikulli tjetërMASAKRA E PUKËS, EKSTRADOHET ANTON PËRMARKAJ