Ambasadori i ri i Zvicrës Adrian Maitre, gjatë turit të tij në Shkodër është ndalur edhe në Bashkinë Vau- Dejës ku është takuar me Kryetarin e Bashkisë Zef Hila. Ato së bashku janë ndalur në landfillin e Bushatit.

Gjatë kësaj vizite, Kryetari i Bashkisë Zef Hila ka njohur ambasadorin më atë cfarë ëshë bërë në këtë investim të rëndësishëm prej vitesh për menaxhimin e mbetjeve urbane për qarkun Shkodër dhe Lezhë.

Hila u shpreh se ky investim, që në fillim të tij mori dakordësinë e komunitetit ndërkohe që pranoi se ka pasur një sërë problemesh sa i takon tarifave për depozitimin e mbetjeve urbane.

Ndër të tjera ai vlerësoi edhe rolin e Zvicrës dhe kooperacionit zviceran në asistencën e vazhdueshme që kanë dhënë qoftë në cështjen e mbetjeve urbane në ladfillin e Bushatit por edhe në funksionin e qeverisjes vendore në Bashkinë Vaa Dejës ku kjo bashki ka qënë përfituese në disa prej tyre.

Ambasadori nga ana e tij, vlerësoi atë cfarë është bërë në këtë landfill një vepër e rendësishme për mbetjet urbane në të gjithë zonën ndërkohë që nga ana tjetër ai ka garantuar se qeveria zvicerane

do të vijojë të investojë dhe të mbështesë bashkitë në vënd e në mënyrë të vecantë Bashkinë Vau Dejës e cila ka treguar se është një partner i rëndësishëm në të gjitha projektet.

 

 

Artikulli paraprakDRKK SHKODËR, PRITEN NDËRHYRJE NË 30 OBJEKTE KULTURORE
Artikulli tjetërEROZIONI, “KËRCËNIMI” I BANESAVE NË BAHÇALLEK