Tingëllon çuditshëm, por është e vërtetë. Malësia e Madhe që shtrihet në afërsi të liqenit të Shkodrës nuk ka ujë të pijshëm prej tre dekadash.

Mungesa e tij vijon të jetë ende një problematikë e pazgjidhur në bashkinë e Malësisë së Madhe. Kjo gjë ka shkaktuar pakanaqësi të shumta tek qytetarët.

Ndërkohë ai që ka reaguar ka qënë këshilltari demokrat në këtë bashki Luigj Gegaj i cili e cilëson si një paradoks për mungesë menaxhimi nga bashkia.

Personalisht Luigj Gegaj bashkë me një grup të huajsh ka eksploruar në Bogë një zonë ku ka konstatuar se aty gjendet një lum i nëndheshëm dhe kjo kërkon një studim të gjërë për faktin se mund të zgjidhë problemin njëherë e përgjithmonë me ujë të pijshëm.

Sipas Gegaj bashkia e Malësisë së Madhe nuk ka investuar sic duhet në drejtim të sistemit të ujësjellësit.

Për të zgjidhur problemin me ujin, banorët detyrohen ta blejnë atë. Por ata kanë kërkuar shpeshherë të mos faturohen kur ujë s’ka.