Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në dalje të tunelit të Kalimashit, e siç shihet edhe nga fotot e publikuara ne mediat sociale, një makinë tip “Benz” ngjyrë e bardhë është përplasur me trafik-ndarësen.

Sipas informacioneve paraprake, në automjet udhëtonin disa të rinj dhe dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe në dalje të tunelit.

Burime për JOQ, ende të pakonfirmuara në rrugë zyrtare, deklarojnë se pasagjerët dhe shoferi kanë mbetur të plagosur lehtë. Pritet deklarata zyrtare e Policisë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.