NGJARJA ËSHTË SHËNUAR NË AKSIN RRUGOR, VAU DEJËS – KOMAN.Ngricat në rrugë dhe shpejtësia tej normave të lejuara i kanë kushtuar jetën një 50 vjecari nga Shkodra, makina e të cilit teksa qarkullonte në aksin Vau dejës –Koman ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në ujërat e lumit Koman.

Viktima mësohet se është drejtuesi i automjetit, 50-vjeçari Mark Ndoj Koçeku, i cili udhëtonte vetëm në makinën e tij me targa SH0586E.Nga të dhënat bëhet me dije se automjeti me drejtues 50 vjeçarin, ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë së lartë, ndërsa nxjerrja e automjetit me trupin e viktimës është bërë me ndihmën e forcave të policisë. Këta të fundit sakaq ndërkohë kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të këtij aksidenti.Në harkun kohor të dy muajve ky është aksidenti i dytë me pasoja në jetë njerëzish që regjistrohet në këtë segment rrugor. 

 

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/uZV98LakhPo” frameborder=”0″ allowfullscreen ]