Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në aksin Prrenjas- Qafë Thanë.

Ka qenë një automjet tip “Mitsubishi” që ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përplasur 54-vjeçarin Andrea Vreto, banues në Prrenjas i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Automjeti i përfshirë në aksident drejtohej nga Haxhi Çollaku, kryetar i degës së PS në Prrenjas.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe ka shoqëruar drejtuesin e automjetit. Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

Artikulli paraprakPD DHE ALEATËT MARRIN VENDIMIN: NË 16 SHKURT ORA 11:00 PROTESTË MASIVE
Artikulli tjetërSHPËRTHEN NË PARKIM AUTOMJETI, NUK KA TË LËNDUAR