Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur nga një aksident që ka ndodhur rreth orës 09:20 të ditës së sotme.

Sipas policisë në afërsi të liqenit në fshatin Mursi, automjeti “Benz-2500” me drejtues Orges Meton 21-vjeç ka dalë nga rruga dhe ka goditur tre këmbësorë.

Përplasja ka qenë fatale për 35-vjeçaren Leonarda Boro që ka humbur jetën në vend, ndërsa të plagosur kanë mbetur Sajmir Stola 33-vjeç dhe Gentian Stoqeni 38-vjeç.

Në katër ditët e para të Vitit të Ri tre persona kanë humbur jetën nga aksidentet. Në datë 2 janar një person u përplas për vdekje në Gjirokastër, ndërsa dje humbi jetën drejtuesi i një motori në Levan.

Artikulli paraprakKAPET HAJDUTI SHQIPTAR,SHKOI TË VIDHTE NË SHTËPINË E POLICIT
Artikulli tjetërBASTET VAZHDOJNË NGA JASHTË. KOMPANITË E HUAJA “ONLINE”NUK JANË BLLOKUAR