Një ngjarje e rëndë ndodhi të hënën në Gjermani, teksa një mjet u fut me shpejtësi mes turmës së qytetarëve ku po mbahej një paradë karnavalesh. Ngjarja ndodhi në qytetin Volkmarsen, ndërsa policia tha se arrestoi shoferin.

Nga aksidenti mbetën të plagosur, ku paraprakisht dyshohet se numri i tyre është të paktën 10 persona. Por në media tjetër lokale dha një tjetër shifër kontradiktore, duke pretenduar për 15 persona. Megjithatë, ngjarja pritet të zbardhet pas hetimeve.

Ndërkohë mbetet e paqartë nëse drejtuesi i mjetit u fut me dashje mes turmës apo ishte një aksident. Qyteti Volkmarsen ndodhet në shtetin Hesse, rreth një orë në jug të qytetit Bielefeld. Në vendin e ngjarjes shkuan dhjetëra ambulanca dhe një helikopter.

Artikulli paraprakPAS GJONAJT, ZBARDHEN EMRAT E DY ZYRTARËVE QË U KALLËZUAN NË SPAK NGA PRESIDENTI
Artikulli tjetërOPERACIONI POLICOR “FATI I LOJRAVE”, AGJENTËT E INFILTRUAR ZBULUAN SKEMËN E BASTEVE