Një shqiptar ka humbur jetën dhe katër të tjerë u plagosën në një aksident të rëndë automobilistik në Itali.

Siç raportojnë mediat italiane aksidenti ka ndodhur këtë të dielë në zonën mes Tuscania-s dhe Montalto-s.

Pesë shqiptarët, ende të paidentifikuar ishin duke udhëtuar me një makinë “Golf”, por u përplasën me një pemë.

Sipas autoriteteve, viktima ka ndërruar jetë pak çaste pas përplasjes, ndërsa katër shqiptarët e tjerë janë të gjithë të plagosur rëndë.

Shkak i aksidentit dyshohet se ishte shpejtësia e madhe, pasi dyshohet se makina po bënte garë.