Një automjet përfshihet nga flakët në ecje, teksa po lëvizte në aksin kombëtar Përrenjas-Qafë-Thanë.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesat e Thanës”, kur automjeti tip “Golf” është përfshirë nga flakët.Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Për shkak të ngjarjes, qarkullimi i mjeteve në këtë aks është bllokuar përkohësisht. Sakaq, forcat e policisë të mbërritura në vendngjarje po punojnë për zbardhjen e shkakut të zjarrit.

Artikulli paraprakKOSOVË, PRESIDENTI THAÇI PËRFSHIHET NË AKSIDENT
Artikulli tjetërE GODET RRUFEJA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË, HUMB JETËN 22-VJEÇARI