Një makinë “Smart” është përfshirë nga flakët në Fier. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “8 shkurti” të qytetit.

Sipas policisë makina me targa AA466 EG është në pronësi të Pandeli Rekës nga Zhupani.

Raportohet se makina ka marrë flakë në ecje dhe si shkak dyshohet një shkëndije elektrike

. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Zjarrfikëset shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa po punohët për zbardhjen e shkaqeve të vërteta të zjarrit.

Artikulli paraprakPEZULLOHET NGA DETYRA AMBASADORJA E KOSOVËS NË ROMË
Artikulli tjetërVITI 2018, U HODHEN THEMELET E DREJTËSISË SË RE. VETTING-U DJEG PROKURORË DHE GJYQTARË