Një 35 vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë, pas përplasjes nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Turan-Voskop në Korçë dhe i plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Një aksidenti i rëndë rrugor ka ndodhur këtë të premte, në Korçë ku një 35-vjeçar është përlasur nga një makinë. Burime nga policia bën të ditur se i plagosur ka mbetur shtetasi 35 vjeçar me inicialet A.A, i cili mësohet se po drejtonte një biçikletë në momentin kur makina e ka përplasur.

Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Turan-Voskop, ku shtetasi G.H 38 vjeç me mjetin tip “Volkswagen” me targa “AA 622 HF” ka përplasur shtetasin me inicialet A.A 35 vjeç.

Mësohet se menjëherë i plagosuri është dërguar në Spitalin e Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:Korçë, Informacion paraprak.

Më datë 26.10.2018, jemi njoftuar se në aksin rrugor Turan-Voskop, mjeti tip “Volkswagen” me targa AA 622 HF, me drejtues shtetasin G.H, rreth 38 vjeç ka aksidentuar shtetasin A.A rreth 35 vjeç, i cili drejtonte një biçikletë. Ky shtetas u dërgua në Spitalin e Korçës, ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.