Një aksident u regjistrua në rrugën Transballkanike në Vlorë paraditen e sotme.

Një makinë me targa AA 042 HB, drejtuesi i të cilës ende nuk është identifikuar përplasi një të moshuar që po qarkullonte me bicikletë.

I moshuari mori dëmtime në trup dhe është dërguar në spitalin e Vlorës për ndihmën mjekësore.

Policia kreu veprimet e para në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Rruga Transballkanike është një prej akseve me numrin më të lartë të aksidenteve më pasojë vdekjen në qytetin e Vlorës.

Artikulli paraprak17-VJEÇARJA SHQIPTARE NISET NGA ZVICRA, POR NUK ARRIN NË SHTËPI, I ATI VË ALARMIN
Artikulli tjetërVRASJA E SHQIPTARIT NË SPANJË, NGA HETIMET ZBULOHEN PROVA TË REJA, AUTORËT DREJT IDENTIFIKIMIT