Një 12-vjeçar është aksidentuar nga një automjet tip “Benz “pasditen e sotme në Berat.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 minuta në aksin rrugor Berat – Poshnje, ku Agur Kanaçi, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar këmbësorin shtetasin S.F, 12 vjeç, banues në Poshnje,

i cili është transportuar dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit Policisë Berat. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE