Një i moshuar 84 vjeç është përplasur nga një automjet “Benz”. Ngjarja ka ndodhur në Berat, në aksin Axhensi- Uznove, në lagjen “30 Vjetori”, në vendin e quajtur ” Stadiumi i ri”.

“Një mjet tip Benz që udhëtonte drejt qëndres së qytetit ka përplasur një burre të moshuar që kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën”, tha policia.

I aksidentuari u dërgua drejt spitalit të qyteti, ku po merr ndihmën e parë shendetsore, ndërkohe policia shoqëroi në komisariat drejtuesin e makinës 29-vjeçarin me in iciale B.GJ.

Ja njoftimi i plotë i policisë
Në datën 29.08.2018, rreth orës 11:45 në lagjen “30 Vjetori”, rruga “Republika”, shtetasi B.Gj, 29 vjeç, banues në fshatin Drenovicë duke drejtuar mjetin tip Benz ka aksidentuar shtetasin këmbësor Z.Rr. 84 vjeç, banues në Berat.

Për pasojë ka marr dëmtime të lehta shtetasi Z.Rr i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Berat nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Berat drejtuesi i mjetit, shtetasi B.Gj dhe po kryhen veprimet proçeduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Artikulli paraprakAKUZOHEN PËR VRASJE, XHAXHAI E DY NIPAT NË BURG PËR 45 DITË
Artikulli tjetërQENI I VERSULET SHQIPTARIT QË PO HIPTE FSHEHURAZI NË ANIJEN PËR NË ANGLI