Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Laç. Mësohet se një automjet tip “Benz” me targë AA817XC, i ka prerë rrugën një motoçiklete, duke e aksidentuar personin që udhëtonte me të.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motoçikeltës, E.Zeneli është dëmtuar rëndë.

I lënduari është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.