Një çiklist 52 vjeç është përplasur për vdekje nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40 në rrugën dytësore të Malit të Robit, ku automjeti me drejtues shtetasin B. F ka përplasur çiklistin G. L., 52 vjeç.

“Si pasojë e përplasjes, çiklisti shtetasi G. L si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit shtetasi B. F është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore”, sqaron policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

Ky eshte aksidenti i trete i ndidhur pasditen e sotme.Një këmbësor rreth 60-vjeçar u përplas për vdekje nga një automjet në Elbasan. Sipas një njoftimi paraprak të policisë, ngjarja ndodhi në lagjen “28 nëntori”.

Edhe në Fushë-Krujë -Milot në afërsi të fshatit Luz, u shënua një aksident, por në këtë rast fatmirësisht pa viktima. Nje motoçikletë që drejtohej nga një 18-vjeçar nga Gramza ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar nën gomat e një autoveture tip Benz që drejtohej nga një vajzë nga Lezha.

Për pasojë është plagosur rëndë A.Sh 18 vjec nga fshati Gramzë. 18-vjeçari ka marrë plagë të shumta dhe është dërguar në gjendje kritike për jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Artikulli paraprakSHERR MASIV MES LOJTARËVE E TIFOZËVE
Artikulli tjetërTË SHTËNA BRENDA QENDRËS TREGTARE, 3 PERSONA TË VDEKUR