Policia e Krujës ka arrestuar tre persona, të shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

Për tre persona është dhënë masa e sigurisë arrest me burg.
“Të arrestuarit janë H. M., 64 vjeç dhe E. D., 24 vjeç, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim dhe H. Rr., 64 vjeç, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, të tre banues në Krujë”, tha policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.