Mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:00, në rrugën “Transballkanike” pranë stacionit të trenit ka ndodhur një aksident rrugorë me pasojë.

Automjeti tip BMV me targë AA 708 OU, ka përplasur një këmbësorë të moshuar rreth të 70-ve, i cili për shkak të dëmtimeve të rënda në trup ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Vlorë.

Drejtuesi i mjetit shtetasi O. I, 27 vjeç, banues në Vlorë, u shoqërua në Komisariatin pranë DVP Vlorë për veprime të mëtejshme në lidhje me arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave.

Artikulli paraprakPAKETA, RAMA: SHPIFËSAT DO FTOHEN NË GJYQ TË SJELLIN PROVA OSE TË PAGUAJNË
Artikulli tjetërZHDUKET NË TIRANË VAJZA 18-VJEÇARE