Një 66-vjeçare me origjinë shqiptare është aksidentuar sot në Itali.

Sipas lajmit të publikuar në mediat italiane, 66-vjeçarja, identiteti i të cilës nuk bëhet me dije, po kalonte rrugën me nxitim në momentin e përplasjes nga një makinë.

“Gruaja po kalonte rrugën që të arrinte autobusin e ndaluar, nga ana tjetër e rrugës”.

Menjëherë pas ngjarjes shqiptarja është transportuar në spital. Ndërkohë policia italiane ndodhet në vendin e ngjarjes ku po kërkon edhe për dëshmitarë.

Artikulli paraprak55-VJEÇARI KËRCËNON SE DO TË HIDHET NGA SHTYLLA,NUK I JANE DHËNË PARATË E TOKËS
Artikulli tjetërHUTOJNË ME MUHABET GRUAN E PRONARIT, VJEDHIN 24 MLN LEKË NË KARBURANT