Tre nxënës në fshatin Allkaj janë përplasur nga një makinë mëngjesin e sotëm. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:20 pranë shkollës së mesme.

Tre vajzat ishin duke kaluar rrugën për të hyrë në shkollën 9-vjeçare që është pranë të mesmes, kur janë përplasur një 33-vjeçar me inicialet R.Ç. që drejtonte makinën tip “Golf”.

Gjendja e nxënësve sipas njoftimit të policisë është jashtë rrezikut. Ndërkohë që është shoqëruar drejtuesi i makinës dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakABUZIMET ME PRONAT, DËNOHET PËR HERË TË DYTË BIZNESMENI
Artikulli tjetërGJYKATA VENDOS ARREST ME BURG, RRËFEHET NËNA E AKUZUAR : VIDEON E KA MONTUAR ISH-BASHKËJETUESI, DYSHOJ SE MË NGACMONTE VAJZËN