Makina përplaset me pemën, 27 vjeçari në gjendje te rende

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 16:30 këtë të dielë në zonën e quajtur “Strum” në Fier, ku një 27 vjeçar ka pësuar një incident që mund t’i kushtojë jetën. I riu ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me një plep anash rrugës. Aktualisht 27 vjeçari me inicialet G.Z ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Në datën 17.09.2017, rrrth orës 16:35, në aksin rrugor Fier-Berat, ne vendin e quajtur “Strum”, shtetasi G.Z, 27 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targa AA 370 NI, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë jashte rruge duke goditur një pemë (plep). Shtetasi G.Z ndodhet në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.