Një aksident rrugor ka lënë pa energji elektrike qytetin e Ballshit dhe zonën rreth tij.

Si pasojë e një aksidenti, ka mbetur pa energji elektrike qyteti i Ballshit dhe një pjesë e zonave përreth, njofton OSHEE.

Shkak u be dalja e një makine nga rruga duke goditur shtyllat e tensionit të mesëm në hyrje të N/Stacionit të Ballshit, me pasojë dëmtimin e dy fiderave.

Pas kallëzimit në polici ndaj drejtuesit te mjetit, OSHEE Rajoni Fier po punon për riparimin e dëmit.