Një person ka mbetur i plagosur në një aksident që ka ndodhur në qendër të Elbasanit. Sipas policisë makina me targa AA 420 GG është përplasur me trotuarin e një dyqani.

I plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit i cili sipas dëshmitarëve kishte marrë plagë në fytyrë.

Policia thotë se mkina vinte nga drejtimi i kundër i rrugës, ndërsa nuk ka frenuar dot, çka ka bërë që të humbasë kontrollin dhe më pas të përplaset. I plagosuri u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e rrethanave të aksidenit.