‘Makinat e para vitit 2000 do të çregjistrohen’– gati vendimi i qeverisë

Qeveria ka në plan të nxjerrë jashtë qarkullimit makinat e prodhuara para vitit 2000, në rast se pronarët e mjeteve nuk marrin masa për arritjen e standartit ‘Euro 3’ brenda korrikut të vitit të ardhshëm. Gazeta ‘Panorama’ zbardh projektvendimin e përgatitur nga Ministria e Transporteve dhe Ministria e Ekonomisë për përcaktimin e kushteve të importit të makinave dhe vendosjen e limiteve të shkarkimit sipas standartit “Euro” për mjetet aktuale që janë në qarkullim. Në nismë propozohet që brenda 1 korrikut 2017, të gjitha makinat e prodhuara para vitit 2000 që qarkullojnë në vend duhet të plotësojnë standartin “Euro 3”. Përgjegjësinë për plotësimin e standartit e mban pronari i makinës e në këtë rast kostoja do të paguhet prej tij. Projektvendimi përcakton se makinat ekzistuese në qarkullim të standarteve “Euro 1” (viti i prodhimit 1993) dhe Euro 2 (viti i prodhimit 1997) duhet të marrin masat për arritjen e standartit “Euro 3” brenda datës 1 korrik 2017. Pra, këta qytetarë para këtij afati duhet të marrin masa për instalimin e katalizatorëve apo filtrave që makina e tij të përshtatet me standarin “Euro 3”. Në rast të kundërt, drafti përcakton se makina e tyre nuk do ta kalojë testin e shkarkimit të gazrave gjatë kolaudimit dhe do të ndalohet të qarkullojë

Artikulli paraprakI RIU QË TENTOI TË PËRDHUNONTE 22-VJEÇAREN, JETË NATE NË TIRANË ME MAKINA LUKSOZE
Artikulli tjetërHAPET QENDRA E RE KOMBËTARE E KULTURËS PËR FËMIJËT