Ata që kanë një automjet nuk dinë se ku ta parkojnë. Kjo është e vërtetë në fakt pasi në Shkodër është shumë e vështirë për të gjetur një vend parkimi .

Hapësirat publike janë të pakta aq më tepër kur ato janë zënë nga automjetet që shiten.Gjatë një vëzhgimi që Star Plus bëri në qytet vërehet se në shumë akse automjetet me mbishkrimin shitet kanë zënë hapësirat publike.

Në fakt ky është një fenomen shqetësues për qytetarët.Shumica prej tyre që jetojnë në këtë zona nuk e dinë se ku të parkojnë automjetin e tyre sepse aty është parkuar një tjetër automjet i cili pret blerësin e radhës.

Tregtarët kanë gjetur si rrugën më të mirë dhe e shikojnë me leverdi mundësinë e parkimit te makinave për ti ekspozuar nëpër rrugë.Edhe makinat që janë jashtë përdorimit dhe qëndrojnë në parkim publik janë fenomen më vete.

Përgjegjësia bie direkt mbi policinë rrugore dhe atë bashkiake të cilat duhet të shohin këtë fenomen dhe jo të merren me qytetarin e thjeshtë i cili në shumë raste ndëshkohet padrejtësisht.

Këto dy struktura me njëra tjetrën duhet të ndërmarrin aksion për largimin nga rrugët publike të të gjithë automjeteve që zënë hapësirat e parkimeve me njoftimin për tu shitur.

Aksioni duhet të prekë edhe automjetet e parkuara, të cilat nuk janë në përdorim prej drejtuesve të tyre, por ndërkohë zënë hapësirat e parkimit për shoferët e tjerë.

Ky aksion do të ishte shumë efikas, pasi cdo makinë e parkuar që nuk është në përdorim ose është e shpallur në shitje, duhet te zhvendoset me karrotrec drejt pikave të bllokimit dhe kjo do të shërbente për lirimin e këtyre hapësirave që po i zihen cdo ditë qytetarëve.

 

Artikulli paraprakKULT – ZEF COBA
Artikulli tjetërEROZIONI GËRRYEN TOKAT NË OBLIKË