Ky është Gëzim Metaj nga fshati Rec i Malësisë së Madhe ose sic mund të cilësohet nga banorët si hero për zonën.

Prej 5 ditësh kur bora nisi të krijonte situatë të vështirë në qarkullim, Gëzimi me traktorin e tij në mënyrë vullnetare ndihmon familjarët e izoluar nga dëbora.

Gëzimi ka mundësuar mbajtjen hapur të gjithë aksit rrugor duke nisur nga Burgu i Recit e deri në qendër të fshatit.

Gëzimi tregon se ky veprim i tij sa vullnetar po aq edhe human duhet të merret shembull nga kushdo tjetër që e ka mundësinë të ndihmojë komunitetin.

Në Malësinë e Madhe kanë rinisur sërish reshjet e dëborës ndërsa Gëzimit i duhet që të qëndrojë në gatishmëri për të përballuar situatën e të mbajë hapur rrugën e cila për hir të së vëtrtetës nuk është pastruar nga bashkia e Malësisë së Madhe si autoriteti përgjegjës.

Artikulli paraprak“MARK LULA” PROBLEME NË TË GJITHA STINËT
Artikulli tjetërINSTAT: EMIGRACIONI PO ZBRAZ VENDIN