Ditën e sotme rrjetit të supermarketeve Spar Albania i shtohet edhe dyqani më i ri në hyrje të qytetit të Koplikut në Rrethin e Malësisë së Madhe. Klientët e Spar Albania patën mundësi të përfitonin nga Super Ofertat e dedikuara vetëm për këtë Market i cili ofron një gamë të gjërë produktesh,

cilësi sipas standarteve më të mira Europiane të shoqëruara me shërbim të shkëlqyer ndaj klientit dhe super oferta. Nëndrejtori i Spar Albania Nuri Kollçaku tha se ky është një shembull fantastik i asaj që SPAR mund tu ofrojë klientëve të tij

Një vlerë e shtuar është edhe karta My Spar, ku klientet që bëhen pjesë e programit të besnikerisë përfitojnë oferta të dedikuara, mbledhin pikë për cdo blerje dhe kanë mundesi të zgjedhin midis dhuratave unike.

Gjigandi i supermarketeve SPAR, një ndër markat më të njohura botërore dhe lider në vendet e Europës Perëndimore të tregtimit me pakicë, pjesë e retailit të organizuar, tashmë është një realitet i prekshëm për publikun shqiptar.

Mbështetja e prodhuesve vendas, produkteve shqiptare të freskëta dhe cilësore, është një ndër prioritetet e SPAR Albania

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE