Në bashkinë Malësi e Madhe nuk është shënuar asnjë vrasje për gjakmarrje por nga ana tjetër nuk kanë munguar konfliktet e herë pas hershme mes personave apo familjeve të ndryshme që edhe mund të kishin përfunduar në ngjarje të rënda por është arritur që të shuhen në kohën e duhur.

Rifat Hoxha, kryetar i pajtimit të gjaqeve në Malësinë e Madhe shprehet se ajo që ka ndikuar në shuarjen e konflikteve pa shkuar në ngjarje të rënda është ndërhyrja zakonisht që bëjnë persona që njihen në komunitet për zgjuarsinë e tyre.

Kreu i pajtimit të gjaqeve në Malësinë e Madhe thotë se askush nuk duhet të nxitohet në rastin e ndonjë konflikti por ti zgjidhin përmes komunikimit

Vitet e fundit në Malësinë e Madhe ka një rënie të vrasjeve dhe plagosjeve për gjakmarrje ndërsa ngjarje të tilla kriminale si shkak i konflikteve të ndryshme në vite vazhdojnë që të jenë shqetësuese.