Kryebashkiakët në të gjithë vendin kanë ndërmarrë organizimin e turit të llogaridhënies , duke ndezur kështu motorët e fushatës për zgjedhjet elektorale vendore.

Kështu në bashkine e Malësisë së Madhe është organizuar turi llogaridhënies me qyetarët përsa I përket problemeve ne këtë zonë. Të pranishëm në këtë tur takimesh ishin Ministri I Jashtëm Ditmir Bushati dhe Deputeti I Qarkut të Shkodrës Paulin Sterkaj.

Ministry I jashtëm Ditmir Bushati shprehi vlerësimet e tija për punën që është bërë në zonën e Malësisë së Madhe përtej mundësive që kjo bashki ka pasur.

Më tej gjatë fjalës së tij kryetari I bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj pasi falenderoi të gjithë të pranishmit tha se në këto tre vite është bërë një punë e shkëlqyer më aq mundësi sa kjo bashki ka disponuar.

Deputeti për qarkun e shkodrës Paulin Sterkaj shprehi mbështetjen e tij të gjithë banoreve të kësaj zonë.

Gjatë bashkëbisedimit banorët shprehën shqetësimin për problematikat që mbizotërojnë në zonën e tyre.