Situatat jonormale për pajisjen me tekste shkollore, nuk janë problem vetëm në qytetin e Shkodrës, por edhe në Malësinë e Madhe.

Zyra Arsimore në këtë bashki ende nuk ka nxjerrë një informacion zyrtar se cilat janë pikat e autorizuara të shitjes së teksteve edhe pse viti I ri shkollor fillon me datë 13 shtator. Gjatë ditës së sotme nga një vëzhgim i bërë nga kamera e Star Plus rezulton se Godina e Zyrës Arsimore dhe gjimnazi “Sherif Hoxha” ishin të mbyllura, ndërsa shpërndarja e librave vijon me ndalesa në ambjentet e shkollës “9-vjeçare Abdyl Bajraktari”. Shqetësimin më të madh për këtë situatë aspak normale e kanë prindërit të cilët kanë frikë se mos perseriten rastet e viteve të kaluara ku kompletimi me tekste shkollore është bërë një muaj pas fillimit të viti shkollor. Nga ana tjetër përfaqësues I distributorit që shpërndan tekste në këtë zonë thotë së shkak I këtyre situatave është bërë mungesa e pullave në libra. Bashkia e Malësisë së Madhe ka në territorin e saj gjithsej 6 shkolla të mesme dhe disa 9-vjeçare prandaj kompletimi me tekste bernda afatit duket thuajse I pamundur.