Afro 50 mësues në Malësinë e Madhe marrin gjysëm page për shkak se nuk bëjnë orët e plota mësimore nga ulja e numrit të nxënësve në shkolla.

Ndërsa numri i nxënësve ka ardhur duke u ulur sipas Arben Sufaj, kryetar i sindikatës për arsimin në Malësinë e Madhe është rritur numri i mësuesve duke krijuar probleme për ata aktualët.

Po ashtu Sufaj bën të ditura edhe disa shkelje të tjera ndaj arsimtarëve në Malësinë e Madhe.

Sindikalisti Sufaj dhe kreu i sindikatës së arsimit në Shkodër Arian Peraj bëjnë thirrje që mësuesit të mos i pranojnë shkeljet ndaj tyre duke paralajmëruar edhe protesta.

Probleme sipas sindikatës së arsimit ka edhe me mësuesit në Shkodër dhe shumë zona të tjera të qarkut Shkodër duke rrezikuar shumë prej tyre të cilët sipas sindikatës zëvendësohen nga militantë partiak pa asnjë vlerë.