Tre është numri I rasteve të reja në qarkun Shkodër gjatë 24 orëve të fundit. Harta e të infektuarve zgjerohet në bashkinë Malësi e Madhe ku nga tamponët e marrë një ditë më parë rezultuan pozitivë me COVID-19 tre banorë të kësaj bashkie.

Pak ditë më parë, si shkak I infektimit të tre punonjësve u mbyll institucioni I bashkisë ndërsa tashmë numri I të prekurve nga ky infeksion vijon të rritet si shkak I transmetimit komunitar. Ndërkohë, në Shkodër bëhet e ditur se I shkak I mungesës së tamponëve nuk janë testuar qytetarët me simptoma të virusit të cilët I janë drejtuar spitalit rajonal të Shkodrës.

Kjo ka bërë që të ngadalësohet ritmi I gjurmimit të rasteve të reja me COVID-19. Deri më tani, numri I të prekurve total nga Koronavirusi në të gjithë qarkun është 481 persona, ndër të cilët 199 janë raste aktive dhe po përballen me virusin.

Të izoluar në banesa, si shkak I gjendjes së qëndrueshme shëndetësore janë 190 qytetarë dhe vetëm nëntë janë të hospitalizuar në Spitalin Infektiv. Fatmirësisht gjatë 24 orëve të fundit edhe një tjeëtr person ka mbyllur me sukses betejën me COVID-19 duke e rritur numrin e të shëruarve në 265 persona.

Si shkak I mosrespektimit të rregullave antiCOVID të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë, tashmë ka hyrë në fuqi ligji I mbajtjes me detyrim të maskave mbrojtëse në ambjentet e mbyllura për të minimizuar maksimalisht rriskun e përhapjes së mëtejshme të këtij infeksioni.