40 forca të OSSHE në Malësinë e Madhe kanë zbarkuar në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe, fshat ky i njesisë administrative i Gruemirës. Forca e OSHEE, kanë qenë të përforcuar dhe nga punonjës të OSHEE në kryeqytet dhe së bashku me Forcat e Rendit kanë nisur kontrollet për të gjetur abuzuesit e Energjisë Elektrike. Sipas informacionit që jep vetë drejtori i OSHEE-së në Malësinë e Madhe, Skender Hoti, aksioni është duke u zhvilluar për të zbuluar e ndëshkuar ato që guxojnë të abuzojnë me Energjinë.

Ky aksion ka nisur në Vrakë për të vijuar më pas në të gjitha fshatrat e njesisë administrative të Gruemirës që tashmë është pjesë e Bashkisë së Malësisë së Madhe. Kontrollet gjithashtu do të vazhdojnë dhe në qytetin e Koplikut deri në njesinë administrative të Kelmendit. Task Forca e ngritur për këtë qëllim përbëhet nga 40 forca të cilët janë të ndarë në pesë grupe pune. Ato kanë ushtruar kontroll në të gjitha lokalet, bizneset dhe entet private si dhe në shtëpitë e banimeve. As pikat e kaburanteve nuk kanë shpëtuar nga inspektimit. Sipas drejtorit Hoti, këtë herë çdo qytetar që do të kapet duke abuzuar me Energjinë Elektrike nuk do të paralajmërohet por do të dërgohet menjëherë në ndjekje penale. Ky aksion, pritet të jetë i përditshëm deri në eleminimin e çdo abuzimi por dhe të pagesës së faturave të energjisë nga konsumatorët.

Artikulli paraprakSHQIPËRI-PORTUGAI, TIFOZËT ME BILETA TË PËRSONALIZUARA
Artikulli tjetërVELIPOJË, ZJARR NË DEPOZITIMIN E MBETJEVE URBANE