Lokalet në Koplik po luajnë dhe rolin e biblotekave .Mund të duket e cuditshme por është e vërtetë fakti që një rreth i tërë si Malësia e Madhe nuk ka bibliotekë .

Në lidhje me këtë problematikë Star Plus bëri një vëzhgim në gjithë qytetin.

Kadri Ujkaj është kritik letrar është një nga ato përsona në qytetin e Koplikut që është fort i lidhur me librin por fakti që nuk ka biblotekë Kadria është i detyruar të lexojë në ambjetet e lokalit .

’Biblioteka është e nevojshme për qytetin e Koplikut dhe të gjithë zonën e Malësisë së Madhe,,,” shprehet Kadria .

Ndërsa fabulisti dhe shkrimtari i zonës së Malësisë së Madhe tregon se 1500 banorë të qytetit të Koplikut janë nxënës shkollash, ndaj sipas tij ngritja e një biblioteke është shumë e domosdoshme ku të rinjtë dhe moshat e treta të kenë një vend se ku të lexojnë.

Qytetarët shprehin shqetësimin se një rreth sic është Malësia e Madhe duhet të ekzistojë një bibliotekë ku dashamirët e librit dhe lexuesit të kenë një mundësi të kenë një vend që të ulen për të lexuar

.Në këto kushte aspak normale mbetet një detyrë e pushtetit lokal që ti sigurojë qytetareve të sajë një bibliotekë dhe kjo është më minimalja për një qytetet.

 

Artikulli paraprakKËSHILLI BASHKIAK, SHKODRA NJË “MAL” ME PROBLEME
Artikulli tjetërZJARR I MADH NË LEZHË, PANIK TË BANORËT